Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të dielën se ka përfunduar procesi i rinumërimit të një mijë e 407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Përfundimi i këtij procesi i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pasi të kenë kaluar afatet ligjore për ankesat e mundshme të subjekteve politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi të dielën kërkesen e lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar edhe 382 pako me fletë votime që kanë arritur në Kosovë më 12 nëntor. Rinumërimi i mijëra vendvotimeve ka zvarritur procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht edhe të ngritjes së institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje që doli e para dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që doli e dyta janë patjuar që menjëherë pas certifikimit të rezultateve të ulen dhe të përmbyllin marrëveshjen për koalicionin qeverisës. Edhe diplomatët perëndimor po u bëjnë thirrje të dy partive fituese që të punojnë për themelimin sa më të shejtë të qeverisë së re e cila do të përballet me sfidat e brendshme dhe të jashtme të Kosovës.

SHKARKO APP