Përfundon takimi i zyrtarëve të BE-së me Kurtin dhe Vuçiç

Takimet dypalëshe të zyrtarëve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Ohër të Maqedonisë së Veriut kanë përfunduar. Takimi i përbashkët Kurti-Vuçiç i ndërmejtësuar nga Borell dhe Lajcak pritet të nisë së shpejti.

Siç ka njoftuar zyrtarisht BE-ja, në agjendë është diskutimi për Aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.Për këtë propozim nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.

SHKARKO APP