Përfundon takimi/ Isa Mustafa: S’ka ndryshim të marrëveshjes
I pyetur se a ka ndryshuar marrëveshje, Mustafa është përgjigjur: “JO”.Ndërsa, Limaj nuk ka dashur t’i përgjigjet deklaratës së Ambasadores Amerikane Tracey Ann Jacobson, e cila një ditë më parë foli për liderët e korruptuar të skenës politike të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Sidoqoftë, takimi i Mustafës me Limajn vjen në ditën kur është paralajmëruar se mund të ketë ndryshim të marrëveshjes së Bllokut – ku LDK do ta marrë pozitën e Kryeministrit.