Përfundon takimi Kosovë-Serbi në SHBA, nesër publikohet marrëveshja. Hoti: Nuk u diskutua për territoret

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë përfunduar takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Në një konferencë para media, Avdullah Hoti tha se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington. “Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti.

Kryeministri i Kosovës u shpreh i bindur se nuk ka marrëveshje të dëmshme që propozohet nga Shtëpia e Bardhë.

Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh”,- tha Hoti.

Gjithashtu, Hoti deklaroi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve. “As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve. Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, shtoi Hoti.

Takimi mes përfaqësuesve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë u organizua Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha pas takimit në Shtëpinë e Bardhë se amerikanët e kanë dëgjuar delegacionin serb ku këta të fundit, sipas tij, kanë kërkuar të hiqet pika e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës. Vuciç tha se pika për njohjen reciproke nuk është më në dokumente. “Njerëzit nga administrata e Trump ishin të hapur, na dëgjuan dhe pika ku flitet për njohjen reciproke nuk është më në dokumente”, është shprehur Vuçiç.  Njeriu më besnik i Vuciç, Ministri i Financave, Sinisa Mali, deklaroi sot se shefi i tij ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiç. Por, këtë gjë sapo e ka demantuar Grenell përmes në shkrimin të mëposhtëm.

FOTO/Takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

SHKARKO APP