Përfundon takimi online për dialogun Kosovë- Serbi, Vuçiç: Prishtina na vendosi ultimatume

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka zbuluar detaje nga takimi virutar me Avdullah Hotin pas takimit virtual nën praninë e Merkel dhe Macron.

Vuçiç tha se Hoti vendosi ultimatume sa i përket dialogut duke këruar integritet territorial, njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim në OKB.

Nga ana tjetër Presidenti fillimisht ka thënë që nuk do i pranojë por më pas ka ndryshuar qasje dhe se do të diskutojë çdo hap për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pala shqiptare doli me kërkesa të cilat janë: ruajtja e integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës, njohje e përhershme dhe e ndërsjellë, anëtarësimi në OKB. Unë thashë se gjithçka që është e pakuptimtë, po unë jam i gatshëm të flas dhe të bëj hapa të vegjël. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha hapat që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis njerëzve, rrjedhën e njerëzve, mallrave, kapitalit, por jo të pranojmë ultimatume. Kjo nuk është e mundur dhe realiste”, u shpreh Vuçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ky ishte vetëm një takim teksa dialogu Kosovë- Serbi do të vijojë edhe në Samitin e Brukselit të enjten që vjen teksa duket se ‘frenat’ e këtij procesi i ka marrë BE me dyshen Merkel- Macron dhe me të deleguarin Miroslav Lajcak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?