Përgjegjës për helmimin masiv në Deçan janë dy serbë? Flet dëshmitari: Kërkuan koordinata konkrete
Dyshimet për helmimin masiv në Deçan të Kosovës janë të përqëndruara tek uji i pijshëm dhe po ashtu përflitet se kjo është shkaktuar qëllimisht nga dy serbë. Dëshmitari që kallëzoi dy serbët, thotë se ata kishin ardhur duke kërkuar për koordinata konkrete.
“Kam qenë ulur në sallë aty, kur kanë zbritur ata prej makine, me targa të Novisadit të Serbisë, me kuzhinierin kam qenë ulur kur ata kanë ardhur si gangsterë dhe hynë brenda. Mua më lindi dyshimi që këta nuk janë si duhet. Duke biseduar me ta, ata kërkonin për rrugë. Në gjuhën serbe aq sa dija u zhvillua biseda, dyshova për ta, shkuan ata dhe pasi shkuan, të nesërmen erdhi policia në lokalin tim. Njoftova rastin dhe iu tregova, i hapa kamerat. Dyshova edhe unë vetë për ta”,- thotë për ”A2cnn”.