Përgjimet, Thaçi: Lojën me ambasadorët e bëj si të dua vetë

Skandali i përgjimeve në Kosovë po merr të tjera përmasa.

“Insajder” ka publikuar një tjetër bisedë audio mes Hashim Thaçit në atë kohë kryeministër me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

Biseda përfshin edhe ambasadorët, për të cilët Thaçi flet me një fjalor të ulët.

Grabovci i thotë në bisedë Thaçit se kishte takuar ambasadoren amerikane dhe se kishte rënë dakord me të për disa çështje. Thaçi, nga ana e tij shprehet se të bëjë çfarë të thonë amerikanët, sepse e bën ai “lojën me ambasadorët”.

Publikimi i bisedave telefonike të përgjuara ka sjellë reagimin e ashpër të shoqërisë civile dhe politikës në Kosovë, të cilët kanë nisur protestat.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka refuzuar të komentojë më shumë lidhur me këtë skandal të partnerit ne qeveri dhe është mjaftuar duke deklaruar se këto përgjime po i dëgjon i gjithë populli.

 

 

SHKARKO APP