Përleshje mes adoleshentëve, 15-vjeçari vritet nga bashkëmoshatari i tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Prizrenit.

Pas një përleshje mes 5 të rinjve, një 15 vjeçar ka humbur jetën pas goditjeve me thikë.

Sipas asaj që citon Express nga Policia e Kosovës, viktima është një 15-vjeçar me iniciale L.B, ndërsa autori i dyshuar i krimit është po 15 vjeç.

Në rajonin e policisë në Prizren po merret në pyetje dyshuari dhe dëshmitarët okularë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP