Përmbyllja e procesit, ambasada e SHBA në Kosovë: Inkurajuese që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht
Ambasada e SHBA në Kosovë ka reaguar për përmbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Në statusin zyrtar, ambasada e SHBA e cilëson inkurajuese faktin që shumë qytetarë sfiduan motin dhe pandeminë për të votuar paqësisht.
Ambasada kërkon që t’i jepet kohë KQZ-së dhe institucioneve të Kosovës për të numëruar votat.
STATUSI NGA AMBASADA AMERIKANE
Inkurajuese për të parë kaq shumë qytetarë që dalin të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tani është e rëndësishme t’i jepet kohë dhe hapësirë Komisionit Qendror i Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të #Kosovës për të numëruar votat dhe për të bërë punët e tyre. #Votat e Kosovës2021