Përmbytet Prishtina në pikun e të nxehtit (VIDEO)

Në kohën kur të gjithë janë në plazh, në të nxehtin e gushtit në Prishtinë, gjatë pasdites së sotme ka rënë reshje të shumta shiu. Gjithashtu ka pasur edhe breshër. Pas shiut, rrugët kryesore të kryeqytetit kosovar janë bllokuar.

Siç mund të vihet re në foto, është vështirësuar qarkullimi normal i makinave. Situata ka sjellë trafik të rënduar.

Ekipet e shpëtimit të komunës kanë dalë në terren.

Rruga B, vërshohet nga shiu, krijohet trafik i dendur - 01.08.2016 - Klan Kosova

SHKARKO APP