Përplasja me Kurtin, kryeministrja e Serbisë: Provokoi dhe e mori përgjigjen. Kosova jo shtet sovran

Samiti i Ballkanit Perëndimor që u mbaj në Tiranë, edhe pse takimi u mbajtë pa median, përplasjet nuk munguan dhe u mësuan. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se takimi ishte më i vështirë nga sa priste, duke deklaruar se ishte më shumë një hyrje në ngjarjet e ardhshme, duke përfshirë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, sesa diskutim për çështjet rajonale.

Brnabiç u tha gazetarëve se ajo u përpoq të përqendrohej në rezultate të mira dhe bashkëpunim në rajon dhe se “dikush tjetër” (duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti) transferoi bisedën në fushën e politikës.

“Por nëse doni të flisni për politikë, atëherë ne jemi këtu për të thënë faktet, por gjithashtu se bashkëpunimi është i rëndësishëm”,- tha Brnabiç. E pyetur nëse ajo pati mundësi të fliste me kryeministrin e Kosovës, Brnabiç tha se Kurti provokoi.

Kur u pyet se cilat ishin ato ide dhe cila ishte përgjigjja, kryeministrja serbe tha se nuk ishte e sigurt se sa mund të fliste për këtë. ”Ai foli për mënyrën se si nuk është më e mundur të bashkëpunosh kështu por në një format tjetër në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë. Serbia është shtet sovran, Kosova jo, dhe është më mirë të lihen gjëra të tilla për dialog”.

SHKARKO APP