Përplasje fizike midis deputetëve të LDK dhe Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës

Përplasjet e ashpra në mes deputetëve të LVV-së, Fitore Pacolli e Gazmend Gjyshinca me ministren e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla në mbledhjen e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka vazhduar edhe pas mbledhjes së këtij komisioni.

Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca ka njoftuat se me të përfunduar mbledhja, në korridor është sulmuar nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi.

“Fillimisht kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit edhe pastaj nga deputetët e LDK-së. Me të përfunduar mbledhja e komisionit, mbeta pak më vonë për të dalë nga salla ku u mbajte mbledhja, në momentin kur kam dalë në korridor jam sulmuar nga deputet Kujtim Shala e Arben Gashi”, tha Gjyshinca, duke thënë se ka marrë lëndime fizike si pasojë e goditjeve.

Edhe deputetja Fitore Pacolli ka konfirmuar se kolegu i saj është sulmuar nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi.

“Është e padrejtë, mënyra sesi na kanë sulmuar. Kjo nuk na zmbrapsë neve. Do të vazhdojmë punën tonë si deputet”, tha Pacolli.

Gjyshinca tha se kanë hapur rastin në polici dhe se për këtë incident është njoftuar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Deputeti Shala ka mohuar se ka sulmuar fizikisht deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.

Shala ka thënë për Telegrafin se mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë është shoqëruar me tensione, por që nuk ka pasur përplasje fizike.

“Nuk është e vërtetë se ka pasur përplasje fizike, nuk ka ndodhur sulm. Ka pasur mbledhje të tensionuar që është prishur nga anëtarët e LVV-së”, ka thënë ai.

Shala tha se ambientet e Kuvendit të Kosovës janë nën monitorimin e kamerave prandaj çdo gjë mund të bëhet publike.

Ndryshe, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, në një konferencë për media ka thënë se deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi e kanë sulmuar fizikisht atë.

“Fillimisht kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit edhe pastaj nga deputetët e LDK-së. Me të përfunduar mbledhja e komisionit, mbeta pak më vonë për të dalë nga salla ku u mbajte mbledhja, në momentin kur kam dalë në korridor jam sulmuar nga deputet Kujtim Shala e Arben Gashi”, kishte pohuar ai.

SHKARKO APP