Përplasje në Kuvend, PDK braktis seancën

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese u karakterizua nga përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Shkak u bë një ekspozitë për masakrat e viteve 1998-1999, me autor Shkëlzen Gashin, e cila sipas opozitës cenon të vërtetën historike. Ekspozita, e financuar nga Kuvendi i Kosovës e autorit që ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, nxiti reagime të ashpra, veçanërisht nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Ajo që është prezantuar në këtë ekspozitë me datë 24 mars 2026 nuk është vetëm gabim, është prezantim i qëllimshëm i deklarimeve të UDB-ës të asaj kohe. Kjo është fyerje për viktimat e të burgosurit, e mbijetuarit, fyerje për të vërtetën në masakrën e burgut të Dubravës”, tha Nait Hasani. PDK paraqiti një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës së luftës dhe dinjitetit të viktimave, duke kërkuar që ajo të votohej si pikë e parë e rendit të ditës. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje propozoi formimin e një komisioni të përbashkët për hartimin e një rezolute të harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare.

“Në emër të grupit parlamentar të PDK që kjo të jetë pikë e parë e rendit të ditës, nuk ka fije kuptimi që ne të trajtojmë çëshjte të tjera sot pa e votuar këtë rezolutë”, deklaroi Vlora Çitaku. Arbërie Nagavci nga LVV theksoi: “Ne si grup parlamentar jemi të gatshëm dhe të interesuar që bashkë me përfaqësuesit e grupeve të tjera parlamnetare të ulemi dhe të diskutojmë që të kemi një rezolutë përbashkëuese në lidhej me këtë temë”. Për shkak të mungesës së dakordimit për rendin e ditës, deputetët e PDK-së u larguan nga seanca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tensionet u rritën më tej kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mbështetje të personave që, sipas tij, fyejnë shqiptarët, ndërsa kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia ndërpreu fjalën për shkak të gjuhës joparlamentare “Ky shpenzon më së shumti pare duke ushqyer zagarë me fy shqiptarët”, tha Haradinaj. Pavarësisht përplasjeve, me votat e opozitës u miratuan shtatë marrëveshje ndërkombëtare që ishin në rend dite. Katër marrëveshje të tjera nuk arritën të votohen për shkak të mungesës së kuorumit vendimmarrës, pas largimit të PDK-së, ndërsa deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?