Përse Edi Rama e bojkotoi Vjosa Osmanin? A e vuri ajo në vështirësi me mikun e tij, Aleksandar Vuçiç?

Nuk ka ndodhur kurrë, sido që të kenë qenë marrëdhëniet personale. Një kryetar qeverie i Tiranës kurrë nuk e ka bojkotuar fjalimin në Kuvend të një kryetari shteti të Kosovës.

Por, kjo ngjau me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani. Edi Rama nuk shkoi fare në sallën e Kuvendit.

Vjosa Osmani kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Nuk dihet përse Rilindja nuk e ka për zemër këtë rezolutë.

Po kështu, Presidentja tha se ideja e shkëmbimit të territoreve është e tmerrshme dhe mund të ringjallet. Osmani është një kundërshtare e Minishengenit.

Për të gjitha këto Edi Rama ka vendosur ta bojkotojë këtë fjalim. Thuhet se për këtë aksion të hidhur politik ka marrë urimet e mikut të tij të ngushtë, Aleksandar Vuçiç.

SHKARKO APP