Përse Trump zgjodhi Grenellin si përfaqësues për dialogun Kosovë-Serbi? Zbulohet arsyeja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si përfaqësues për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por një emërim i tillë ka ngjallur habi tek shumë ekspertë e ish-diplomatë, pasi që pak ditë më parë, Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, ka emëruar Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor dhe për bisedimet Prishtinë Beograd.

Një diplomat i ka thënë gazetës serbe ‘Danas’, se Trump ka emëruar Richard Grenell në postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi duke qenë se ka shumë besim et ai, ndërsa Palmerin nuk e konsideron si njeri të afërt, edhe përkundër faktit që e jashtëzakonsht mirë situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Palmer e njeh jashtëzakont mirë situatën në rajon, përfshirë edhe Kosovën. Por ai nuk është pjesë e rrethit të ngushtë të Donald Trump, dhe konsiderohet një politikan i një epoke të kaluar. Prandaj Grenell do të trajtojë vetëm çështjen e Kosovës, ndërsa Palmer do të përqendrohet edhe në çështjet me të cilat ballafaqohet Ballkani në tërësi, siç është përmirësimi i sigurisë dhe zvogëlimit të ndikimit rus”, ka thënë ky diplomat për ‘Danas’.

Sipas këtij diplomati, Trump me emërimin e Grenell, ka dashur që të sigurohet 100 për qind se interesi i Shtëpisë së Bardhë do të respektohet në vazhdimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Ndërkohë nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se “Palmer dhe Grenell do të punojnë ngushtë për të arritur marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. /Express

SHKARKO APP