Përurohet rruga që lehtëson turizmin dhe investitorët në Rugovë
Sipas KosovaPress, rruga lidh tre fshatra të kësaj ane, Kuqishtë-Bogë e Haxhaj. Punimet kanë filluar në gusht të vitit 2012 dhe kanë përfunduar në tetor të këtij viti.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, e cilësoi këtë investim si më të duhurin.
Ai tha se “ka filluar të shtohet numri i vizitorëve. Ministria e Infrastrukturës ka edhe plane të tjera në Rugovë, ku investimi i radhës arrin vlerën në 700 mijë euro”.
Për rugovasit, ndërtimi i kësaj rruge është një lehtësim i madh. Për turistët dhe investitorët konsiderohet të jetë një ndihmesë e madhe në të ardhmen.
Ky projekt është investim i Ministrisë së Infrastrukturës, me një vlerë prej 2 milionë e 800 mije euro.