Përvjetori i Masakrës së Reçakut, Presidenti Meta: Gjaku dhe sakrificat e martirëve dhe heronjve të kombit nuk do të harrohen kurrë

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 22-vjetorin e Masakrës së Reçakut në Kosovë, në të cilën forcat ushtarake serbe vranë 45 civilë të pafajshëm. Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se kjo masakër që u bë në zemër të Europës është dëshmi e gjenocidit serb mbi shqiptarët.

“Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, nderojmë sot me dhembje dhe respekt të thellë kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm, që humbën jetën në Masakrën e Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e paharruara të krimeve barbare të regjimit të Millosheviçit.

Kjo masakër e kryer në zemër të Europës, që shokoi mbarë botën, mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar, për të shmangur çdo rrezik për riciklimin e dhunës në rajonin tonë, që ende i ka të freskëta plagët dhe vuajtjet e luftërave”,- shprehet kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta deklaron se ngjarja të tilla duhet t’i shërbejnë rajonit për të garantuar paqen dhe stabilitetin në të ardhmen. “Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më cenimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, për të garantuar të ardhmen e sigurtë dhe të përbashkët europiane. Mirënjohje përjetë Ambasadorit William Walker për denoncimin historik, që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit! Gjaku dhe sakrificat e Martirëve dhe Heronjve të kombit, në themel të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, kurrë nuk do të harrohen!”,- deklaron kreu i shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?