Përvjetori i “Open Balkan”, Vuçiç dhe Rama anulojnë fjalimet. Shkak tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të Kosovës, ka bërë që përvjetori i nismës ”Open Balkan” të jetë ndryshe nga se u planifikua. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama, nuk do të flasin në takimin e nesërm në Novi Sad.

Sipas medias serbe “Danas” është planifikuar që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, të flasë me pjesëmarrësit e forumit ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pjesëmarrja e të cilit gjithashtu u njoftua më herët, do të bëhet përmes një lidhje me video.

Konferenca dy ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg dhe një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së” po mbahet sot dhe nesër në Novi Sad. Ishte planifikuar që Vuçiç, Rama dhe Zaev të flisnin nesër si dhe t’i drejtoheshin shtypit më pas duke iu përgjigjur pyetjeve. Planet kanë ndryshuar.

SHKARKO APP