Plagoset një 19 vjeçar në mes të Prishtinës

Mbrëmë rreth mesnatës ka marrë plagë nga arma një 19 vjeçar me iniciale M.G, teksa po lëvizte me veturë në një nga rrugët e Prishtinës.

Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se në këtë rast janë shkrepur disa plumba.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “5 maji” në Prishtinë, saktësisht në afërsi të Rrethit të Flamurit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë  ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: M. G, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor”, kanë thënë nga Policia.

Ndërkohë, bëhet e ditur se të shtënat e armës u bën në një situatë hollivudiane, pasi një veturë në lëvizje gjuajti në drejtim të një veture tjetër.

Policia thotë se është në ndjekje të të dyshuarve dhe se po mundohet të mësoje për rrethanat e tjera të krimit.

Rasti po cilësohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, e për të cilën po kërkohet një i dyshuar dhe disa persona që ishin me të.

SHKARKO APP