Plagosje me armë zjarri në mes të qytetit, policia në kërkim të autorit
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Podujevë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:30, policia ka marrë një informatë për një plagosje me armë zjarri në rrugën ’19 qershori’ në Podujevë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo për telegraf.
Ahmeti pohoi se hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar, si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.