Plani i frikshëm, ish- zyrtari i SHBA: Ja çfarë ndodh nëse ndryshojnë kufijtë Kosovë-Serbi

Një ish-zyrtar i administratës amerikane, nga koha e presidentit Obama, ka përkrahur këmbimin e territoreve që po negociohet mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, edhe pse e ka pranuar se zgjidhja e tillë do të shpjerë në “spastrim etnik” në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.

Në një opinion të botuar në “The New York Times”, Charles A. Kupchan, ish-zyrtar i lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare të presidentit të SHBA-së në vitet 2014-2017, ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të përkrahin propozimin e dy presidentëve, Aleksandër Vuçiçit të Serbisë dhe Hashim Thaçit të Kosovës, për këmbim territoresh. Kupchan në shkrim e pranon se plani Vuçiç-Thaçi si një “moment kthese”, të cilin, edhe pse “moralisht ofendues” SHBA-ja dhe BE-ja “duhet ta mbështesin”.

“Presidenti Aleksandër Vuçiç i Serbisë dhe presidenti Hashim Thaçi i Kosovës duket se po punojnë në një propozim për t’u përfshirë në këmbim tokash që mund ta sjellë konfliktin e ndezur drejt fundit. Kosova veriore, e populluar kryesisht nga serbët etnikë dhe që kufizohet me Serbinë, do t’i kalonte Serbisë. Në këmbim, një copë ende e papërcaktuar e Luginës së Preshevës në Serbi, që është e populluar me shumicë shqiptare dhe kufizohet me Kosovën, do të bëhej pjesë e Kosovës”, shkruan Kupchan, duke pranuar se plani i tillë nënkupton edhe “këmbim popullatash” në nivel të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?