Plani i serbëve, monitorim me dronë e helikopterë kufirit me Kosovën

Beogradi ka njoftuar se së shpejti do të fillojë kontrollimet ajrore me helikopterë e dronë përgjatë kufirit me Kosovën. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjenerali Ljubisha Dikoviç është takuar në Beograd me komandantin e KFOR-it gjeneralmajorin Guglielmo Luigi Miglietta. Dikoviç ka theksuar se” detyrë e përbashkët e Ushtrisë së Serbisë dhe e KFOR-it është ruajtja je e sigurisë në zonat e përgjegjësisë në dy anët e vijës administrative dhe se faktori ndërkombëtar ndikon në mënyrë vendimtare në situatën politike në Kosovë dhe se për këtë shkak ka shumë përgjegjësi për sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë e sidomos të serbëve dhe të joshqiptarëve të tjerë.

Gjenerali Dikoviç ka theksuar se për shkak të kompetencave dhe përgjegjësive të KFOR-it që dalin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe të marrëveshjes tekniko-ushtarake, Ushtria e Serbisë KFOR-in e sheh si forcë kryesore për ruajtjen e sigurisë dhe të dhe të stabilitetit në Kosovë me vlerësimin se çdo zvogëlimi i KFOR-it, do të ndikonte negativisht, përcjell “Politika” kumtesën e Ushtrisë serbe, transmeton Koha.net.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe Lubisha Dikoviq ka deklaruar se ushtria serbe planifikon që në periudhën e ardhshme të fillojë e me detyrat e mbikëqyrjes së kufirit me Kosovën nga hapësira ajrore me helikopterë e dronë,për, siç ka thënë ai, realizimin e aktiviteteve si patrulla të njëkohshme deh vëzhgues.

SHKARKO APP