Plumbi qorr plagos një 38-vjeçare në Prishtinë, mister rrethanat

Një 38-vjeçare ka mbetur e plagosur sot në kryeqytet, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur pas orës 13:00 në rrugën ‘Agim Ramadani’. Indeksonline raporton se gruaja ka marrë lëndime në trup, ndërsa thuhet se goditja ka ardhur nga një plumb qorr.

Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes, dyshohet se predha e armës ka ardhur nga jashtë objektit dhe e ka goditur viktimën, e cila ishte në korridor duke e pritur vajzën e saj që ishte në një seminar.

Plumbi ka prekur viktimën në veshin e djathtë, por pa i shkaktuar lëndime të mëdha. Fill pas ngjarjes nisën hetimet për të zbuluar se nga erdhi plumbi i armës së shkurtër.

SHKARKO APP