Po kthehej nga Gjermania, 57-vjeçari nga Kosova ndërron jetë rrugës

Një 57-vjeçar ka humbur jetën teksa po kthehej nga Gjermania drejt Kosovës. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase, sipas të cilave, Lulzim (Zenel) Shala jetonte në Gjermani dhe kishte zgjedhur që të kthehej në atdhe për kaluar pushimet, por ka ndërruar jetë papritur.

Ndërkohë bëhet me dije gjithashtu se kanë qenë familjarët e tij të cilët kanë bërë me dije ngjarjen.

“Sot me datën 25.12.2022 në moshën 57 vjeçare gjatë rrugës për në Kosovë ndërroj jetë papritmas Axha jonë i dashur Lulzim (Zenel) Shala.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ceremoninë e varrimit dhe hapjen e të pamës ju njoftojmë më vonë. Me pikëllim. Familja Shala nga Suhareka”, thuhet në njoftimin e familjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?