Podgorica: Aktakuza për Thaçin e Veselin erdhi në një moment të papritur, ka pasur ndikime politike
I ftuar në Ora News, analisti Gëzim Podgorica u shpreh se aktakuza për Thaçin dhe Veselin erdhi në një moment të papritur.
Ai tha se kjo nuk është një rastësi pasi kishte një ngutje, a e konfirmuar aktakuzën te gjyqtari hetues.
Gëzim Podgorica: Kjo aktakuzë erdhi në një moment të papritur, sepse bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës kanë qenë një kryetemë diplomatike prej vitesh dhe prisnim që të tejkalonin ngërçin që i ka shoqëruar prej vitesh. Jo rastësisht u konsiderua një zhvillim dramatik 3 ditë para takimit të Uashingtonit, që i zhvendos të gjitha zhvillimet.
Nuk është rastësi, pasi ishte një ngutje për ta shtruar aktakuzën, pa e konfirmuar gjyqtari hetues, që nuk ka ndodhur më parë. Interferencat politike janë të qarta. Fakti që dje që Vuçiç ishte në Moskë, është njëra pistë. Pista tjetër është fakti i problemeve mes BE-së dhe SHBA-së. Pamundësia për të realizuar një marrëveshje efektive, ashtu sikurse pritej mund të jetë minuar rrugës.
Sipas Podgoricës, është dëshpëruese që edhe në instancat më të larta gjyqësore ndërkombëtare, ka ndikime politike.
Gëzim Podgorica: Por është dëshpëruese që edhe në instancat më të larta gjyqësore ndërkombëtare , ku pritet vendime të pandikuara, ndikimet politike janë. Dialogu është dëmtuar. Mos shkuarja e z. Hoti i shton problemet dhe mendoj se dialogu futet në një fazë shumë të vështirë.