Podgorica: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do trazojë politikën në Kosovë

Për analistin Gëzim Podgorica, kriza politike ishte e panevojshme.

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, ai tha se rrëzimi i qeverisë ishte një veprim që do i kushtojë Kosovës.

Gëzim Podgorica: ”Kosova megjithëse ka një peridhë të gjatë pavarësie, në kuptimin relativ ndonëse është një shtet i ri, ishte e tepërt kjo ngarkesë politike. Sepse ajo kishte hyrë tashmë në një rrugë e cila mund t’i siguronte një qëndrueshmëri të institucioneve. Të gjitha veprimet e sforcuara politike që u bënë për rrëzimin e qeverisë, rëndojnë mbi supet e brishta të shtetit të Kosovës, dhe në fund të fundit fatura bie mbi qytetarët. Mendoj që e gjitha kjo duhej shmangur sepse ishte një votë që u dha për 2 partitë në opozitë, dhe që ishin rakodruar në pikat kryesore programore. Rrëzimi i qeverisë ishte në kuptimin politik një veprim që do t’i kushtojë Kosovës, është edhe një veprim që do t’i kushtojë edhe në planin ekonomik por edhe në planin e e zhvillimit dhe tëintegrimeve. Prej disa kohësh Kosova nuk ka njohje të reja, ka ngecur dialogu me Serbinë, ka një skepticivëm nga BE për heqjen e vizave. Po ashtu me SHBA ka patur një stanjacion në kuptimin e saj që ishte arritur deri më tani. E gjitha kjo nuk është marrë në konsideratë siç duhet nga liderishipi politik i Kosovës. Tashmë gjendemi përballë një sfide që janë ose zgjedhjet e reja, të cilat do t’i jepnin një zgjidhje ashtu siç duhet problemeve që përballet Kosova, ose do të kemi një qeveri tjetër të krijuar nga LDK-ja me partitë e tjera.”

Podgorica mendon se vendimi Gjykatës Kushtetuese, cilido qoftë ai, do ta trazojë politikën në Kosovë.

Gëzim Podgorica: ”Disa indicie lidhur me vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese janë dhënë. Vendimi i Gjykatës, normalisht që do ta trazojë skemën politike të Kosovës sido që të jetë. Mendoj se Gjykata Kushtetuese përgatitet për një vendim që do ta trazojë politikën e Kosovës sepse ky vendim nuk do shkojë në përputhje me atë çfarë kërkon Lëvizje Vetëvendosje. Normalisht, çdo gjykatë nuk mund të shkojë me shijen politike  e njërës apo tjetrës parti, por partia fituese ka më shumë argumente, më shumë të drejtë dhe një mbështetje e cila është në rritje.”

SHKARKO APP