Poezia që u kthye në “himnin” e grave të dhunuara e të vrara
“Vrajëm,
po vrajëm nëse nuk t’kom pshty n’ftyrë
e s’t’i kom numru t’kqijat
tu t’sha e tu t’mallku!
Vrajëm,
nëse sa here ke dasht me m’malltretu
unë t’kom duru.
Vrajëm nëse t’kom msu
me m’fol qysh ke dashtë,
vrajëm,
Qo dorë n’mu
veç pse jom gru.
Po,
qitmi flokt n’tokë
e lem sheja n’trup e n’ftyrë
nëse s’t’kom thanë që
je farë e ndyrë,
nëse s’t’kom nal me t’thanë
kqyru n’pasqyre,
nëse gjen me kqyr naj ftyrë!”
E interpretuar prej moderatores nga Shkupi, Rita Behadini dhe shkruar nga shkrimtarja e re nga Prishtina, Kaltrina Pacolli, vargjet e kësaj vjershe të titulluar “Unë, kufoma e ardhshme”, kanë marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Vajzat ishin të ftuara në studion e emisionit “Ftesë në 5”.
Rita u shpreh se me Kaltrinën nuk njihet dhe takimi i parë mes tyre ka ndodhur në studio. Por si frymëzimin për të recituar këto vargje, ajo e ka marrë nga një vrasje makabër të ndodhur në Gostivar, ku burri vrau gruan e tij me sëpatë. Ndërsa Kaltrina tha se subjekt për të shërbeu një histori po me të njëjtën përmbajte.
“Një burrë vrau gruan, ndërsa më pas u tha se ajo vdiq teksa pastronte armën”, u shpreh Kaltrina.