Polici i Kosovës i shkruan qytetarit gjobën në gjuhën serbe

Të shpeshta janë rastet kur qytetarët shkelin rregullat në trafik. Madje si pasojë e kësaj shumë prej qytetarëve kanë humbur edhe jetën duke u ndeshur në aksidente të rënda anembanë vendit.

Por janë pikërisht zyrtarët e Policisë së Kosovës në trafik të cilët së fundi kanë shtuar kujdesin lidhur me këtë çështje.

Së fundi një qytetar kosovar u gjobit nga Policia e Kosovës në territorin e Zubin Potokut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dokumentin e publikuar nga lajmi.net shihet se zyrtari policor zgjodhi që gjobën ta shkruaj në gjuhën serbe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse kjo gjuhë njihet si zyrtare, qytetari në fjalë nuk e njihte gjuhën serbe dhe kësisoj kjo gjobë mbetet si e pakuptimtë për të.

Duhet përkujtuar që kjo nuk është hera e parë ku zyrtarët serb në Kosovë zgjedhin që të shqiptojnë gjobat në këtë gjuhë dhe duke mos marrë mundin që atë ta bëjnë në gjuhën shqipe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?