Polici në Kosovë humbi jetën nga koronavirusi, fjalët prekëse të motrës: Nuk di si të jetoj pa ty….
Motra e Ilir Gjokës, zyrtarit të policisë së Gjakovës që e humbi betejën me koronavirusin nën moshën 40 vjeçare, ka shkruar fjalë prekëse për vdekjen e vëllait.
Në një postimnë rrjetet sociale ajo ka thënë se “Iliri ishte shtylla dhe krenaria e shtëpisë, ndërsa ka shkruar se nuk e di si do të jetojë pa të”.
Ja postimi i plotë:
“I dashur vëllau im, na ike në moshë të re. Na thave shpirtin bre Ilir Gjoka, ne u rritëm bashkë, perveç që ishim vëlla e motër, ishim shokë dhe ekip i fortë bashkë, nuk di si do jetoj pa prezencën tënde, pa shakatë tuaja, pa këshillat e tua dhe pa forcën dhe mbështetjen e madhe që ma dhe gjithmonë.
Mungesën tënde nuk e zëvendeson askush o ylli jonë i bukur. Qe shtylla e shpisë, krenaria jonë, i shërbeve atdheut dhe popullit pa e kursyer veten në asnjë moment… qysh bre na tradhtove kështu, kujtimet me ty do të mbesin gjithmonë sirtar i çmuar i zemres time “.