Policia arreston deputetin e VV-së

 

Policia e Kosovës ka shoqëruar sot për në gjykatë deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi i cili nuk e ka respektuar masën e arrestit shtëpiak të caktuar javë më parë. Ai të shtunën më 12 dhjetor kishte marr pjesë në protestën e opozitës së bashkuar në Gjilan, ka konfirmuar për AA zëdhënësi i Policisë së Kosovës, majori Kelani.

Kurteshi ka qenë në arrest shtëpiak me një vendim të gjykatës për shkak të dyshimit se ka hedhur gaz lotsjellës gjatë seancës së fundit të Kuvendit të Kosovës, por ai nuk e ka respektuar vendimin dhe është shfaqur publikisht, madje duke mbajtur fjalim në protestën e së shtunës.

SHKARKO APP