Policia e Kosovës arreston disa persona për vjedhje dhe prostitucion

Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme ka treguar për tri operacione të zhvilluara ditëve të kaluara ku në tri raste janë arrestuar disa persona.

Shefi i njësitit të autokrimeve Vesel Mustafa tha se sot në orët e mëngjesi, Policia ka ndërmarr një aksion në gjashtë lokacione.

Sipas tij ky grup kriminal ka vepruar në kontinuitet dhe në flagrancë janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa dy tjerë nuk kanë mundur të arrestohen.

Sipas tij personat e dyshuar kanë kryer veprën penale vjedhje dhe përveç kësaj ata kanë arritur të marrin çelësat e veturave të vjedhura me të cilat kanë trasportuar sendet e vjedhura.

“Të dyshuarit në bashkëpunim kanë kryer veprat e lartcekura, me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm (të njëjtit kanë arritur që me forcë të hyjnë në shtëpi të ndryshme duke vjedhur gjësende të vlefshme dhe pastaj kanë vjedhur edhe çelësin e veturës dhe me të njëjtën, së bashku edhe me sendet e vjedhura janë larguar nga vendi i krimit). Kjo veprimtari e kundërligjshme e të dyshuarve ka dëmtuar rëndë buxhetin e shumë familjeve, ku deri më tani njësia e hetimeve ka arritur t’i identifikojë 9 vetura të vjedhura dhe të braktisura nga ky grup kriminal dhe të njëjtat u janë kthyer pronarëve të ligjshëm”.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

-RR. A. lindur me 1989 m/sh/k

-L. A. lindur me 1992 m/sh/k

-Sh. N. lindur me 1990 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

-10.000,00 (dhjetëmijë euro)

-një veturë golf 5

-ari, bizhuteri sasi ende e pakonfirmuar

-15 fishekë cal.7.62 TT

-2 fishekë të armës së gjuetisë

-pajisje për pastrimin e armëve

-maska, dorëza, kaçavida, dana për prerje të metaleve

-një radio lidhje

-një kapelë me mbishkrimin e Policisë

-një palë dylbi dhe sende tjera të rëndësishme për procedurë penale

Ndërsa zëdhënësi Baki Kelani njoftoi për arrestimin e katër personave sot, të dyshuar për prostitucion ndërsa edhe për një person të arrestuar në Mitrovicë si i dyshuar për martesë të detyruar./KosovaPress/

SHKARKO APP