Policia e Kosovës: Mos kaloni nga dogana e Merdarës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga 1 deri më 15 nëntor do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar.

Policia thotë se me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme rekomandojnë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht t’i shfrytëzojnë pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë.

SHKARKO APP