Policia e Kosovës ndalon një autobus, dyshohet se kishte eksploziv

Autoritetet e rendit kanë konfirmuar se në pikën kufitare në Jarinje, ka ndaluar një autobus i cili hynte nga shteti serb në Republikën e Kosovës, pasi aty kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jetë eksploziv plastik.

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, tha për “REL” se tashmë janë arrestuar tre persona me shtetësi serbe. “Autobusi është ndaluar në pikën kufitare në Jarinje. Pasi ka kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jetë eksploziv plastik. Si rezultat i veprimit të Policisë janë shoqëruar në stacion policor tre persona të nacionalitetit serb për t’u marrë në pyetje, dhe gjitha veprimet tjera do të ndermirën në konsultim të ngushtë me prokurorët kompetentë”, tha Kelani.

Kelani tha se tashmë janë njoftuar edhe njësitet relevante të Policisë që merren me trajtimin e materieve shpërthyese për hetim të mëtejshëm të autobusit.

SHKARKO APP