Policia gjen armë të fshehura në një pyll

Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare të Kosovës në fshatin Junake të Komunës së Zveçan, ka gjetur në një gyp të fshehura në pyll tri armë. Lajmin e jep zv/drejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani i cili tha se janë gjetur një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat. ”Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjeteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat. Nuk ka të arrestuar”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?