Policia kontrollon 32 lokale nate, rreth 100 femra të huaja punonin ilegalisht (VIDEO)
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me njësitet rajonale policore, ka kontrolluar 32 lokale nate, gjashtë prej të cilave janë mbyllur nga inspektorët komunalë.
Gjatë kontrollit dy persona janë arrestuar për veprën penale “armëmbajtje pa leje” dhe “pengim të kryerjes së detyrës zyrtare”.
Gjatë operacionit të koduar “Nëntori”, i cili kishte për qëllim identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore, ka rezultuar se janë rreth 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilat punojnë nëpër këto bare, dhe 100 të tjera punonin ilegalisht.
Shtetaseve të huaja të cilat punonin ilegalisht, u janë konfiskuar dokumentet përkatëse dhe janë udhëzuar të paraqiten në Drejtorine e Migrimit dhe të Huajve pranë Policisë së Kosovës.