Policia ndalon deputetin që grushtoi kolegun në emisionin televiziv

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, është në paraburgim pasi mbrëmë në një debat televiziv grushtoi deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se me urdhër të Prokurorit, deputeti i VV-së gjendet në paraburgim.

“Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim për shkaktim të lëndimit trupor”, ka thënë Ahmeti. Ajo tha se për rastin, gjatë ditës do të lëshojnë një raport më të detajuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?