Policia ndalon simbole kombëtare nga Kosova në Serbi

Policia kufitare serbe, ndaloi futjen në territorin e Serbisë të disa fotografive dhe një katalogu fotografish me simbolet e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, që ishin pjesë e një ekspozite të artistes Eliza Hoxha që do të hapet në Beograd.

Ndalimi i fotografive u bë derisa një grup artistësh po udhëtonin për në Beograd për të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”, nëpërmjet të cilit synohet shkëmbimi i veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve. Ndalimi i fotografive nxiti reagime të ashpra në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, shkroi në facebook se “Autoritetet serbe me aktin e ndalesës në kufi të artistëve kosovarë, të ftuar në festivalin “Mirëdita, Dobar Dan” në Beograd, po rrënojnë edhe ato pak mundësi për vendosjen e një komunikimi normal me Kosovën, qoftë edhe përmes artit, si gjuhë universale”. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social twitter, i quajti “skena të turpshme në kufi, pasi autoritetet e Serbisë po keqtrajtojnë artistë të Kosovës që udhëtojnë për në Beograd. Ne kërkojmë nga qeveria serbe që menjëherë të ndërpresë abuzimin e qytetarëve tanë ose do të marrim masa reciproke. Marrëdhëniet nuk mund të jenë normale nëse ndalojnë artistët të marrin pjesë në ekspozita”,thuhet në reagimin e zotit Hoxhaj. Festivali që mbahet nga sot deri më 2 qershor organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim me disa organizata nga Kosova me synonim për të ndihmuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një vit më parë, autoritetet serbe i ndaluan pjesëmarrjen në kët festival ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ishte ftuar aty për të folur për librin, ”Dua të dëgjohem” – Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kundër festivalit që sivjet mbahet për herë të pestë, gjatë javës kanë protestuar parti dhe lëvizje të djathta në Serbi. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por, ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës në shkëmbim të integrimit në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?