Policia ndërhyn për t’i larguar nga pallati, 12-vjeçarja nga Prishtina hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në Prishtinë kur një vajzë 12- vjeçare e traumatizuar siç thonë familjarët nga ndërhyrja e policisë, për të nxjerrë me forcë 130 familje nga një pallat, është hedhur nga ballkoni i katit të tretë.

Vajza me inicialet L.K. është dërguar në QKUK dhe thuhet se është në gjendje kritike për jetën.

Sipas familjarëve, vajza që është hedhur nga ballkoni i banesës është me sindromin down dhe ishte e traumatizuar si pasojë e ndërhyrjes së policisë.

130 familje të një pallati në lagjen “Dardania” në Prishtinë janë përleshur mbrëmë me policinë pasi kjo e fundit pretendon që duhet të lironin banesat, pasi me vendim gjykate pallati i përket Ndërmarrjes së Banesave.

Objekti është ndërtuar në vitet ‘90 për refugjatët serbë nga Bosnja, ndërsa gjykata konstatoi që banorët e kanë zënë me të padrejtë që në vitin 1999.

SHKARKO APP