Policia sekuestron mbi 100 kg marijuanë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme është sekuestruar 107 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marijuanë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një kamion me targa të huaja, që drejtohej nga shtetasi serb, M.P., u ndalua në terminal doganor, ku gjatë kontrollit, në dy rezervuarët e derivateve i janë gjetur 101 paketime të plastikës me marihuanë.

“Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon, një GPS, disk diagrami i tahografit, kamioni, 95 euro dhe 2.500 dinarë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, i lindur në vitin 1991, është ndaluar për 48 orë.

SHKARKO APP