Policja vret prindërit, dy vëllezërit e më pas veten
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Gjilan. Një efektive policie ka vrarë 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas ka vrarë veten. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan”, ka njoftuar Prokuroria.
Në komunikatë theksohet se në vendin e ngjarjes janë policia, prokuorori i rastit si dhe eiki mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave.
“Edjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, ka njoftuar Prokuroria.