Politika e Jashtme, Xhaçka: Mbështetje për njohjen e Kosovës. Shqipëria faktor kyç për paqen në rajon
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka prezantoi në Kuvend programin për Politikën e Jashtme. Një pikë e rëndësishme në këtë mand është edhe Kosova, për të cilën Xhaçka tha se do të jap mbështetje pa kompromis, për njohjen dhe përfaqësimin në organizatat ndërkombëtare.
”Falë besueshmërisë dhe solidaritet, imazhi i Shqipërisë ka pësuar transforim rrënjësor. Do të vijojë konsolidimi i Shqipërisë si faktor kyç për paqen e stabilitetin në rajon. Shqipëria vlerësime nga partnerët si eksportues sigurie përtej përmasave e mundësive që vendi ynë ka”.
Po ashtu Xhaçka nënvizoi se ”Fuqizimi i rrjetit konsullor, reformimi i procesit të rekrutimit në Shërbimin e Jashtëm dhe rikonceptimi i Akademisë Diplomatike, prioritetet për mandatin e tretë”. Kurse për Diasportën, ajo tha se ”Fokusi ynë, hartimi i Atlasit Gjeografik të Diasporës dhe zbatimi i planit të veprimit 2021-2025”.