Politikanë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Preshevës mblidhen në Lezhë për 577-vjetorin e Besëlidhjes, Albin Kurti: Populli shqiptar duhet të faktorizohet

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe politikanë të tjerë shqiptarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës janë mbledhur në Lezhë sot për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Të shoqëruar nga mbështetës dhe qytetarë të Lezhë, ata marshuan në bulevardin “Gjergj Fishta” e më pas bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në obeliskun e Besëlidhës. Më pas vizituan dhe vendvarrimin e Gjergj Kastriotit.

Ndonëse nuk kishte ndonjë organizim zyrtar, politikanë si Zijadin Sela, Kreu i Aleancës për Shqiptarët; deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Nik Gjeloshaj, kreu i komunës së Tuzit kanë mbajtur një fjalë të rastit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar Besëlidhjes së Lezhës, Kurti tha se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet.
“Sot shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Të veprojnë siç do donin Skënderbeu e rilindësit tanë. Populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet
dhe të largojë këtë krizë që e ka pllakosur”, tha Kurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

Kandidati për kryeministër i Kosovës, fitues i zgjedhjeve shoqërohej nga punonjës të Gardës së Republikës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?