Politikani kundër Vuçiç për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL: Ndihmove kriminelët të lëvizin lirshëm

Politikani serb, Sasha Jankoviç, ka kritikuar qeverinë e Serbisë për luftën që ka bërë kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL, duke thënë se një gjë e tillë do të ndihmojë kriminelët që të jenë më të sigurt dhe që lufta kundër krijimit në rajon të jetë më e dobët, shkruan Gazeta Express.

Jankoviç thotë se Vuçiqi sot është në pozitën e një fituesi të rremë, i cili vazhdimisht po punon në dëm të interesave të qytetarëve. Jankvoiq thotë se Serbia duhet të inkurajojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL dhe të mos e kundërshtojë atë, pasi sipas tij, një gjë e tillë është e mirë për sigurinë e qytetarëve dhe për luftën kundër krimit, shkruan ‘telegraf.rs’, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, Serbia nuk duhet të pengojë zhvillimin demokratik të Republikës së OKB’së për t’u bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare që nxisin vlerat demokratike, duke përfshirë OKB-në. Pas dështimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL, presidenti serb Vuçiq ka mbajtur një konferencë për media nga ku ka thënë se ngjarja e sotme është një fitore për Serbinë.

Edhe serbët që jetojnë në veriun e Republikës së Kosovës madje kanë festuar për këtë dështim.

SHKARKO APP