Politikani serb përshëndet pranimin e Kosovës në UEFA
Jo të gjithë në Serbi e kanë pritur keq pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.
Branko Ruzhiç, një nga zyrtarët më me ndikim në Serbi, e ka mirëpritur këtë vendim nga UEFA, madje duke postuar fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ruzhiç, një nga gjenerata e reja të politikës serbe, ka shkruar se është sportive dhe njerëzore një vendim i tillë, teksa ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit.
“Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luajnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!”, shkroi Ruzhiç. I menjëherë ka qenë reagimi i mediave serbe. E përditshmja serbe, Kurir, ‘kryqëzuar’ Ruzhiçin për këtë postim, pas kritikave të ashpra që dje i dhanë kreut të Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviҫeviç.
Ruzhiç mori shumë komente fyese në adresë të tij për fotografitë e postuara me Vokrrin. Ai është nënkryetar i Partinë Socialiste në Serbi dhe numri dy i Partizanit të Beogradit, aty ku Vokrri luante futboll.