Populli të votojë për Presidentin e ri, Vjosa Osmani procedon në Kuvend amendamentet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit nga populli. Në një postim në Facebook, Osmani bëri të ditur se ky veprim erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it. Këto amendamentet ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
”ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT! Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. Tash e tutje, le të flasë populli”,-shkruan Osmani.
Kosova ka hyrë sot në ditën kyçe për zgjedhjen e presidentit të ri, ku s’ka një marrëveshje politike për emrin që do të marrë postin e kreut të shtetit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të bëjë përpjekje edhe pasdite për ta finalizuar procesin, por ende nuk dihet nëse do të ketë seancë apo në cilën orë mund të mbahet ajo.
KOHA JONË SONDAZH

