Prangoset deputetja Albulena Haxhiu

 

Arrestohet një tjetër deputete kosovare, Albulena Haxhiu. 

“Sot u arrestua deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan. Kjo qeveri kriminale, PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon t’i tërheqë marrëveshjet, atëherë lë t’i hedhë në referendum, dhe le të vendos populli i Kosovës për to. Nëse asreferendumin nuk guxon ta organizojë, atëherë duhet që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje”, thuhet në një deklaratë të Lëvizjes Vetëvendosje!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?