“Pranoje Kosovën dhe do të fitosh çdo gjë deri”

Aleksandar Vulin, nënkryetar i Partisë “Lëvizja Socialiste” dhe ministër i Punës në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka mohuar oferta të njerëzve më të fortë në botë që të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat në Kosovë.

Ai për mediat serbe ka thënë se, Vuçiç në këmbim të njohjes së Kosovës, i është ofruar gjithçka që do deri në fund të jetës së tij.

“Kemi pasur oferta të hapura që ta njohim Kosovën dhe nuk kemi pranuar. Këto oferta kryeministrit Vuçiç ia kanë bërë në praninë time. Jam dëshmitar se këto oferta i ka marrë nga njerëzit më të fuqishëm në botë: ‘Pranoje Kosovën dhe e ke të garantuar se do të fitosh çdo gjë deri në fund të jetës’. Por Vuçiç, pa asnjë dyshim i ka refuzuar ato”, ka thënë Vulin, transmeton lajmi.net.

Ish-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk ka saktësuar se kush kanë qenë ata persona, por sipas tij, ata kanë qenë përfaqësues të aleancave më të fuqishme të botës.

Çështja e Kosovës është një ndër temat kryesore në fushatën parazgjedhore në Serbi, ku parti politike, si nga pozita ashtu edhe opozita, po e përdorin për poenë politikë.

Zyrtarë të ndryshëm serbë, gjatë kësaj kohe, kanë intensifikuar vizitat e tyre në Kosovë kohëve të fundit, ndërsa përfaqësues të partive opozitare po e kritikojnë koalicionin aktual qeverisës se po tregohet shumë tolerant ndaj pavarësisë së Kosovës.

SHKARKO APP