Prej ditësh në spital, Pagarusha tregon çfarë e bëri të ndihet mirë

Mbretëresha e muzikës shqiptare, këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha para disa ditësh u shtrua me urgjencë në spital, pas një incidenti që pësoi në shtëpi. Në media u përfol se këngëtares i kishte rënë në shpinë dollapi dhe pasi u nënshtrua ekzaminimeve mjekësore ajo tashmë është mirë. Vetë Pagarusha në një postim në facebook falenderon të gjithë ndjekësit dhe njerëzit e dashur për mbështetjen gjithashtu tregon se tashmë është mirë me shëndet.

Mesazhi i plotë

Përshëndetje të dashurit e mi,

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshiroj t’iu falenderoj për të gjitha mesazhet që më keni dërguar duke më uruar shërim sa më të shpejtë. Shfrytëzoj rastin t’iu informoj se jam mirë dhe e gjithë kjo mbështetje nga ju më ka bërë të ndihem edhe më mirë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam shumë me fat që ju kam!

E juaja,

Nexhmije Pagarusha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?