Preshevë, “40 vjet me “Feniks” – in

Nga Sevdail Hyseni/Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, në Preshevë, të shtunën e 15 tetorit, në mënyrë solemne, ka shënuar dyzet vjetorin e themelimit të tij.

Në këtë manifestim kulturor, morën pjesë krijues nga Kosova, Maqedoni, Lugina e Preshevës dhe adhurues të tjerë të fjalës së shkruar artistike.

Për historikun e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, nëpër periudha të ndryshme dyzet vjeçare, foli kryetari i saj aktual, shkrimtari, Bilall Maliqi. Ai, në pika të shkurta, elaboroi për rolin, rëndësinë dhe veprimtarinë e suksesshme kulturore të kësaj shoqate, e cili nga një Klub Letrar, që ishte në fillim të themelimit të tij, u shndërrua në një shoqatë shkrimtarësh, rreth të cilët, tashmë, veprojnë krijues me emër në letrat shqipe, jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe më gjerë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe diasporë.

Pjesa e parë e manifestimit kulturor kushtuar “Feniks” – it, filloi me Tribunën letrare, në të cilët diskutuan: Demush Berisha, kryetar i Kuvendit të Shoqatës dhe Arsim Halili, nënkryetar i shoqatës. Më pas, në kudër të tribunës, evokuan kujtimet e tyre: Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Sevdail Demiri, Hysen Këqiku, Rexhep Abazi, Hasan Emërllahu, Alixhemal Salihu, Xhemaledin Salihu dhe Zeqirja Fazliu.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të programit kulturor, u mbajt një orë letare, në të cilën punimet e tyre i lexuan: Ismet Bajrami, Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Fatos Rushiti, Selajdin Shabani, Mehmetali Rexhepi, Havushe Kasumi, Jalldeze Kasumi, Avni Shaqiri, Lindita Berisha, Hasan Emërllahu, Halim Hasani.

Organizatori, në fund të këtij evenimenti kulturor, me karakter jubilar, në fillim ndan Mirënjohje për shtatë kryetarët e “Feniks” – it, të cilët dhanë një kontribut të çmuar, në fushën e zhvillimit dhe afirmimit të jetës kulturore në kuadër të shoqatës së shkrimtarëve: Hasan Emërllahu, Mexhid Mehmeti, Gani Misini, Nijazi Aliu, Ferid Selimi, Demush Berisha dhe Bilall Maliqi. Po ashtu për bashkëpunim dhe kontribut, në fushën e informimit u nderuan me mirënjohje edhe Baki Rexhepi, gazetar i RTK-së, RTV “Aldi”  dhe Xhemaludin Rexhepi.

Me Mirënjohje, gjithashtu, u nderuan edhe poetët pjesëmarrës të orës letrare: Ismet Bajrami, Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Fatos Rushiti, Selajdin Shabani, Mehmetali Rexhepi, Havushe Kasumi, Jalldeze Kasumi, Avni Shaqiri, Lindita Berisha, Hasan Emërllahu dhe Halim Hasani.

Vlen të theksohet se në këtë manifestim kulturor, ishin të pranishëm edhe shkrimtarët të tjerë, si: Tahir Dalipi, Kurtesh Veliu, Mejdi Shabani, Rrahman Hyseni dhe përfaqësues të medies lokale dhe rajonale.

SHKARKO APP