Presidenti Begaj për lirimin e tre policëve të Kosovës: Palët të kthehen në tryezën e dialogut
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lirimit të tre efektivëve të Policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe disa ditë më parë.
“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës.
Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”, shkruan Begaj.